• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Thursday, June 26, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Revolucion te Juventusi, gati të heqin 10 lojtarë. Ja kush rrezikon të ikë nga “Zonja”

09/04/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Juventusi po planifikon me kujdes fundin e sezonit, pasi do të ndikojë në ndërtimin e skuadrës për vitin e ardhshëm.juventusRealizimi i objektivit për të marrë pjesë në Ligën e Kampioneve 2025- 2026 do të ketë ndikim në formimin e skuadrës, ashtu siç do të ndikojnë zgjedhjet për trajnerin e ri (konfirmimi i Igor Tudor ose emra të rinj). Situata e disa lojtarëve aktualë është e pasigurt, por kush rrezikon?

LOID KELI- Mbrojtësi anglez, i cili u transferua në janar nga Njukasëlli, ka luajtur disa ndeshje si titullar. Megjithatë, ardhja e një trajneri të ri dhe ndryshimet taktike mund të ndikojnë në të ardhmen e tij te Juventusi. Aktualisht, Njukasëlli kërkon rreth 30 milionë euro për të, por Juventusi po synon një huazim me opsion ose detyrim blerjeje.

RENATO VEIGA- Mbrojtësi portugez i Çelsit, i cili erdhi në huazim në janar, ka luajtur rregullisht në formacionin e titullarëve. Megjithatë, diskutimet me Çelsin për transferimin e tij të përhershëm mund të jenë të komplikuara, pasi klubi londinez mund të kërkojë një tarifë të lartë.

ANDREA KAMBIAZO- Mbrojtësi i majtë është lidhur me një kalim te Mançester Siti. Nëse oferta arrin në 60-65 milionë euro, Juventusi mund ta lejojë largimin e tij.

JONAS RUHI– I integruar nga Next Gen, Rouhi ka pasur pak minuta loje me ekipin e parë. Një huazim mund të jetë në horizont për të fituar më shumë eksperiencë.

DUGLAS LUIZ– Mesfushori brazilian ka pasur probleme me lëndimet dhe nuk ka arritur të tregojë formën e tij më të mirë. Mediat në Itali sugjerojnë se ai mund të largohet, veçanërisht nëse Mançester Siti shfaq interes.

FRANSISKO KONSEISAO- I huazuar nga Porto, ai ka pasur minuta të kufizuara loje kohët e fundit. Një postim i tij në rrjetet sociale pas ndeshjes me Romën ka ngritur pyetje në lidhje me të ardhmen e tij te Juventusi. Aktualisht, klubi duhet të paguajë rreth 30 milionë euro për ta blerë përfundimisht, por kjo mund të rishikohet.

DUSHAN VLAHOVIÇ- Sulmuesi serb ka pasur një sezon të vështirë, me pak gola dhe minuta loje. Me një pagë të lartë dhe kontratë deri në qershor 2026, mundësia e një transferimi në verë është e mundur, sidomos nga fakti që nuk po rinovon kontratën.

ARKADIUZH MILIK-Pasi kaloi një sezon me lëndime, Milik nuk ka qenë kurrë në dispozicion të “Zonjës”. Largimi i tij duket i sigurt.

KOLO MUANI– Fillimi i tij te Juventusi ishte premtues, por ai ka pësuar rënie në formë. Interesi për ta blerë nga PSG mund të zvogëlohet, veçanërisht nëse ekipi nuk kualifikohet në Ligën e Kampioneve.

SAMUEL MBANGULA– I ri dhe me potencial, Mbangula ka tërhequr vëmendjen për paraqitjet e tij. Nëse klubi ka nevojë për fonde, ai mund të jetë një kandidat për t’u shitur.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Dy nigerianë në “radarin” e Juventusit

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.