Ish-trajneri i Liverpulit, Jyrgen Klopp, do të kthehet në qytet muajin e ardhshëm dhe mund të jetë prezent në ndeshjen e fundit të sezonit për “Reds”-at, ku pritet që ata të ngrenë trofeun e Premier Ligës. Gjermani, i cili tani është duke punuar si kreu i futbollit global i Red Bull-it, thuhet se do të jetë një nga të ftuarit që do të mbajë një fjalim në darkën e Fondacionit LFC në Katedralen e Liverpulit më 23 maj.
Sipas informacioneve të “The Athletic”, ai gjithashtu është ftuar në ndeshjen përfundimtare të Premier Ligës për Liverpulin këtë sezon, kundër Kristal Palasit, dy ditë më vonë. Klop nuk ka qenë në “Anfield” që nga lamtumira e tij emocionale pas një periudhe të lavdishme tetëvjeçare si menaxher i klubit vitin e kaluar.
57-vjeçari mori një pushim nga futbolli përpara se të fillonte rolin e tij të ri me Red Bullin në janar. Megjithatë, i njëjti burim informacioni konfirmoi se ai pritet të jetë në Mersejsajd në fund të këtij sezoni, kur “Reds” pritet të fitojnë titullin e 20-të të Premier Ligës, duke barazuar rekordin e Junajtid.
PANORAMASPORT.AL