Monday, 18. May 2026
Sport

VIDEO/ Ndizet sfida për Ligën e Europës! Lojtari i Lionit sulmon portierin e Junajtid: Nëse je një nga më të këqinjtë…

GS 09/04/2025 1 Min. Lesezeit

Lion do të presë nesër Mançester Junajtid. Përballja e parë për çerekfinalen e Ligës së Europës do të nisë në orën 21:00.

Screenshot 2025-04-09 155214

Dhe sfida është ndezur me deklaratat e lojtarëve. Nemanja Matiç, lojtari i Lionit, i është kthyer Onanës. Ky i fundit, portieri i Junajtid, e shprehu hapur mendimin se ekipi i “Djajve” qëndron mbi ekipin francez.

“Onana tha që janë shumë më mirë se ne? Kur je një nga portierët më të dobët në gjithë historinë e Mançester Junajtid, duhet të kesh kujdes me çfarë thua.

Nëse do të ishte Van Der Sar, Shmajkel apo De Gea që do e thoshte, ok, por Onana, ai është një nga më të dobëtit”, u shpreh lojtari i Lionit.

Deklarata e Matiç: (VIDEO)

PANORAMASPORT.AL

Teilen: