Monday, 18. May 2026
Sport

VIDEO/ Reshje bore dhe temperatura minus, Elseid Hysaj dhe Lacio përballen me kushte të vështira në Ligën e Europës

GS 09/04/2025 1 Min. Lesezeit

Bora ka mbuluar qytetin e Bodos në Norvegji. Nesër Lacio përballet me Bodo/Glimt në kuadër të çerekfinales së parë në Ligën e Europës, dhe kjo është situata që ka gjetur.

Screenshot 2025-04-09 174057

Elseid Hysaj me shokë do të luajnë në temperatura minus, ndërsa nuk përjashtohet mundësia e reshjeve të borës.

Lacio konsiderohet lehtësisht favorite në këtë transfertë. Kujtojmë se gjithçka do të nisë në orën 18:45.

Në rast se siguron kualifikimin pas dy ndeshjesh, Lacio do të përballet në gjysmëfinale me fituesin e çiftit Totenhem-Frankfurt.

Pamje nga stadiumi: (VIDEO)

PANORAMASPORT.AL

Teilen: