Struga Trim Lum, kampion në fuqi i Maqedonisë së Veriut, ka festuar në Tetovë në takimin e parë të gjysmëfinales së Kupës së Maqedonisë së Veriut në futboll.
Struga ngadhënjeu me rezultat 2:1 ndaj liderit Shkëndija nga Tetova.
Fitore me përmbysje, për faktin se tetovarët kaluan në epërsi me golin e futbollistit Ramadani.
Goli u shënua në minutën e 36-të.
Pjesa e dytë fatale për vendasit.
Ukpa barazoi rezultatin në minutën e 53-të.
Radeski është trim i fitores duke shënuar në minutën e 82-të dhe shtangu ish skuadrën e tij.
Shkëndijen e pret punë e madhe në takimin e kthimit, ndërsa Struga TL ka bërë hapin e parë drejt finales së madhe.
Ndeshjet e para gjysmëfinale
Shkëndija – Struga TL 1:2
Vardari – Brera 3:0