Barcelona do të presë Dortmundin në orën 21:00. Ndeshja është e para e vlefshme për çerekfinalen e Ligës së Kampioneve.
Katalanasit konsiderohen favoritë të padiskutueshëm, por finalistët e sezonit të kaluar do të jenë aty për të tentuar surprizën. Në përballjet e mëparshme mes tyre, Dortmundi nuk ka fituar asnjë.
Barcelona numëron tri fitore dhe dy përballje të tjera janë mbyllur në barazim. Trajnerët Flik dhe Kovaç kanë publikuar formacionet zyrtare duke shuar dilemat. Bie në sy vetëm mungesa e Gavit, i cili është i gatshëm në stol për Barçën.
LIVE BARCELONA-BORUSIA DORTMUND 0-0
NGJARJET KRYESORE
16’ Rafinja niset me shpejtësi në të majtën, Emre Çan e ndal në momentin vendimtar.
7’ Vazhdon furia e Barçës, këtë herë me Levandovskin i cili detyron Kobel të grushtojë mbi traversë. (VIDEO)
6’ Është përsëri sulmuesi spanjoll i cili nga e djathta hyn në zonë pas një numri shpejtësie të jashtëzakonshëm dhe gjuan, por nuk gjen portën e Kobel. (VIDEO)
5’ Jamal shfaqet menjëherë rrezikshëm në zonë. gjuajtja e tij me të majtën ndalet nga Kobel. (VIDEO)
1′ Nis dueli me topin nga qendra të gjermanëve.
FORMACIONET ZYRTARE
Barcelona: Shezni; Kunde, Kubarsi, Inigo Martinez, Balde; De Jong, Pedri, Fermin Lopez; Jamal, Levandovski, Rafinja
Trajner: Hansi Flik
Borusia Dortmund: Kobel; Rajerson, Çan, Anton, Bensebaini; Çukuemeka, Nmeça, Brandt; Gitens, Guirasi, Adejemi
Trajner: Niko Kovaç
PANORAMASPORT.AL