• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Thursday, July 3, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

LIVE BARCELONA-BORUSIA DORTMUND/ Drithërima për vendasit në sekondat e fundit, mbyllet pjesa e parë (VIDEO)

09/04/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Barcelona do të presë Dortmundin në orën 21:00. Ndeshja është e para e vlefshme për çerekfinalen e Ligës së Kampioneve.

bandicam 2025-04-09 20-59-11-034

Katalanasit konsiderohen favoritë të padiskutueshëm, por finalistët e sezonit të kaluar do të jenë aty për të tentuar surprizën. Në përballjet e mëparshme mes tyre, Dortmundi nuk ka fituar asnjë.

Barcelona numëron tri fitore dhe dy përballje të tjera janë mbyllur në barazim.  Trajnerët Flik dhe Kovaç kanë publikuar formacionet zyrtare duke shuar dilemat. Bie në sy vetëm mungesa e Gavit, i cili është i gatshëm në stol për Barçën.

LIVE BARCELONA-BORUSIA DORTMUND 1-0
25′ Rafinja

NGJARJET KRYESORE

45’+1’ Mbyllet pjesa e parë me avantazhin 1-0 të Barcelonës.

45’+1’ Girasi këtë herë në të djathtën shmang pozicionin jashtë loje dhe gjuan fort, por gjen vetëm rrjetën e jashtme. (VIDEO)

45’ Adejemi nis një harkim perfekt nga e majta, Girasi nuk arrin të devijojë para portës. (VIDEO)

44’ Tenton edhe Fermin në hyrje të zonës, por çon topin në duart e portierit të skuadrës gjermane.

41’ Përgjigjet nga ana tjetër Borusia Dortmund me një aksion të nisur nga Adejemi, i cili finalizohet nga Gitens, por pa kaluar portierin e vendasve. (VIDEO)

40’ Tjetër sulmi i shpejtë i katalanasve, Rafinja gjuan por çon topin te Levandovski i cili provon roveshatën por çon sferën në duart e Kobel. (VIDEO)

36’ Girasi ka mundësinë e artë të tentojë portën i vetëm në qendër, por gabon goditjen dhe çon sferën ne duart e Sheznit. (VIDEO)

34’ Jamal nis Rafinjan në të majtën, por gjuajtja e brazilianit këtë herë është e gabuar dhe shkon në fundore.

31’ Levandosvki tenton nga jashtë zonës, sfera shkon larg katërkëndorit.

25’ GOOOL BARCELONA! Pas një goditje dënimi, Kubarsi kthen topin drejt rrjetës me Rafinjën që e shtyn në vijën fatale dhe i jep avantazhin skuadrës së tij. (VIDEO)

16’ Rafinja niset me shpejtësi në të majtën, Emre Çan e ndal në momentin vendimtar.

7’ Vazhdon furia e Barçës, këtë herë me Levandovskin i cili detyron Kobel të grushtojë mbi traversë. (VIDEO)

6’ Është përsëri sulmuesi spanjoll i cili nga e djathta hyn në zonë pas një numri shpejtësie të jashtëzakonshëm dhe gjuan, por nuk gjen portën e Kobel. (VIDEO)

5’ Jamal shfaqet menjëherë rrezikshëm në zonë. gjuajtja e tij me të majtën ndalet nga Kobel. (VIDEO)

1′ Nis dueli me topin nga qendra të gjermanëve.

FORMACIONET ZYRTARE

Barcelona: Shezni; Kunde, Kubarsi, Inigo Martinez, Balde; De Jong, Pedri, Fermin Lopez; Jamal, Levandovski, Rafinja

Trajner: Hansi Flik

Borusia Dortmund: Kobel; Rajerson, Çan, Anton, Bensebaini; Çukuemeka, Nmeça, Brandt; Gitens, Guirasi, Adejemi

Trajner: Niko Kovaç

Screenshot 2025-04-09 195331

PANORAMASPORT.AL

Next Post

LIVE PSG-ASTON VILA/ Përmbysje e francezëve, Kvara dhuron “show” (VIDEO)

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.