Barcelona ka siguruar praktikisht kualifikimin në gjysmëfinalet e Ligës së Kampioneve që me ndeshjen e parë, pasi ka mundur me shifrat 4-0 Borusia Dortmundin.
BARCELONA-BORUSIA DORTMUND 4-0
25′ Rafinja, 48′, 66′ Levandovski, 77′ Jamal
NGJARJET KRYESORE
88’ Gjermanët gjejnë rrugën e rrjetës me anë të Baier, por aksioni bëhet i pavlefshëm për një pozicion jashtë loje. (VIDEO)
83’ Borusia tenton të shënojë një gol nderi me devijimin e Syle me thembër, por Shezni devijon mbi traversë. (VIDEO)
77’ GOOOL BARCELONA! Kundërsulm perfekt i Barcelonës pasi Levandovski rikuperon topin dhe pastaj sfera përfundon te Jamal, i cili nuk fal para Kobel. (VIDEO)
66’ GOOOL BARCELONA! Shënon përsëri Levandovski i cili merr një asist perfekt nga Fermin Lopez duke mposhtur Kobel pa shumë vështirësi. (VIDEO)
65’ Përsëri fermin Lopez, këtë herë nga e majta, nuk ia del të kthejë sferën drejt rrjetës së Kobel me një tentativë të dyfishtë. (VIDEO)
63’ Aksion spektakolar i Barcelonës, topi mbetet te Fermin Lopez i cili në pozicion të favorshëm nuk gjen portën por çon sferën jashtë. (VIDEO)
53’ Barça ka tashmë përsëri në kontroll të plotë ndeshjen, teksa goli i dytë ka ndalur vrullin e gjermanëve.
48’ GOOOL BARCELONA! Jamal nis një top në të majtën për Rafinjan i cili e kthen në shtyllën e dytë ku Levandovski e shtyn sferën në rrjetë. (VIDEO)
46’ Nis pjesa e dytë e ndeshjes.
45’+1’ Mbyllet pjesa e parë me avantazhin 1-0 të Barcelonës.
45’+1’ Girasi këtë herë në të djathtën shmang pozicionin jashtë loje dhe gjuan fort, por gjen vetëm rrjetën e jashtme. (VIDEO)
45’ Adejemi nis një harkim perfekt nga e majta, Girasi nuk arrin të devijojë para portës. (VIDEO)
44’ Tenton edhe Fermin në hyrje të zonës, por çon topin në duart e portierit të skuadrës gjermane.
41’ Përgjigjet nga ana tjetër Borusia Dortmund me një aksion të nisur nga Adejemi, i cili finalizohet nga Gitens, por pa kaluar portierin e vendasve. (VIDEO)
40’ Tjetër sulmi i shpejtë i katalanasve, Rafinja gjuan por çon topin te Levandovski i cili provon roveshatën por çon sferën në duart e Kobel. (VIDEO)
36’ Girasi ka mundësinë e artë të tentojë portën i vetëm në qendër, por gabon goditjen dhe çon sferën ne duart e Sheznit. (VIDEO)
34’ Jamal nis Rafinjan në të majtën, por gjuajtja e brazilianit këtë herë është e gabuar dhe shkon në fundore.
31’ Levandosvki tenton nga jashtë zonës, sfera shkon larg katërkëndorit.
25’ GOOOL BARCELONA! Pas një goditje dënimi, Kubarsi kthen topin drejt rrjetës me Rafinjën që e shtyn në vijën fatale dhe i jep avantazhin skuadrës së tij. (VIDEO)
16’ Rafinja niset me shpejtësi në të majtën, Emre Çan e ndal në momentin vendimtar.
7’ Vazhdon furia e Barçës, këtë herë me Levandovskin i cili detyron Kobel të grushtojë mbi traversë. (VIDEO)
6’ Është përsëri sulmuesi spanjoll i cili nga e djathta hyn në zonë pas një numri shpejtësie të jashtëzakonshëm dhe gjuan, por nuk gjen portën e Kobel. (VIDEO)
5’ Jamal shfaqet menjëherë rrezikshëm në zonë. gjuajtja e tij me të majtën ndalet nga Kobel. (VIDEO)
1′ Nis dueli me topin nga qendra të gjermanëve.
FORMACIONET ZYRTARE
Barcelona: Shezni; Kunde, Kubarsi, Inigo Martinez, Balde; De Jong, Pedri, Fermin Lopez; Jamal, Levandovski, Rafinja
Trajner: Hansi Flik
Borusia Dortmund: Kobel; Rajerson, Çan, Anton, Bensebaini; Çukuemeka, Nmeça, Brandt; Gitens, Guirasi, Adejemi
Trajner: Niko Kovaç
PANORAMASPORT.AL