Është zhvilluar xhiro e radhës në elitën e basketbollit amerikan NBA, ku skuadrat po luftojnë për të siguruar një vend në ‘Play-Off’.
Gara për gjashtë pozitat e para që i dërgojnë skuadrat direkt është bërë mjaftë interesante.
Los Angeles Clippers kanë triumfuar para adhuruesve të tyre ndaj Houston Rockets me 17 pikë diferencë 134:117.
James Harden ishte më meritori për fitoren e Clippers me 35 pikë e 10 asistime, derisa Kawhi Leonard shtoi 22 pikë të tjera dhe 10 kërcime.
Paraqitje fantastike pati edhe qendra Ivica Zubac që arriti shifrën e ‘Triple-Double’ me 20 pikë, 11 kërcime e 10 asistime.
Fitore të rëndësishme ka shënuar edhe LA Lakers në udhëtim te Dallas Mavericks me 15 pikë diferencë 97:12, derisa Denver Nuggets ka triumfuar në udhëtim te Sacramento Kings 116:124.
Rezultatet:
Orlando Magic – Boston Celtics 96:76
Washington Wizards – Philadelphia 76ers 103:122
Dallas Mavericks – Los Angeles Lakers 97:112
Toronto Raptors – Charlotte Hornets 126:96
Chicago Bulls – Miami Heat 119:111
Utah Jazz – Portland Trail Blazers 133:126
Golden State Warriors – San Antonio Spurs 111:114
Phoenix Suns – Oklahoma City Thunder 112:125
Sacramento Kings – Denver Nuggets 116:124
Los Angeles Clippers – Houston Rockets 134:117