• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, June 8, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

McLaren thumbon Verstappenin

10/04/2025
in Formula 1, Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Te McLaren kanë reaguar pas deklaratës së Max Verstappen (Red Bull), fitues në garën e fundit të Formula 1 në Japoni, se me makinën britanike do të dominonte në pistë. Sipas drejtuesve të McLaren, piloti kampion bote bëri diferencën në një garë, por nuk mund ta bëjë këtë gjë përgjatë gjithë sezonit.

Andrea Stella, shefi i garave të McLaren, në prag të garës së Bahrein, këtë fundjavë, deklaroi: “Sigurisht që Verstappen do të jetë në gjendje të duelojë për fitore në çdo garë. Ai bëri diferencën në garën e fundit, por është shumë e vështirë të vazhdosh kështu për 24 gara në një sezon, nëse nuk ke makinën më të mirë”.

Më tej, Stella deklaroi: “Kushti më i rëndësishëm për të synuar të dy titujt botërorë është të kesh makinën më të mirë. Dhe, në këtë kuptim, është thelbësore të vazhdosh të garosh në mënyrë solide. Nëse nuk mund të fitosh, atëherë është mirë të përfundosh një garë me të dy pilotët në podium”.

“Në luftën për titullin, ne e konsiderojmë Max si kandidat kryesor, ashtu sikurse edhe Russell apo Leclerc e të tjerë. Por, në këtë momente, ne mendoj se kemi makinën më të mirë dhe po e shfrytëzojmë këtë situatë për të grumbulluar sa më shumë fitore dhe pikë në botëror”, tha Stella.

“Unë mendoj se për momentin jemi ende në një fazë tranzicioni. Hamilton fitoi garën sprint në Kinë, Russell ishte konkurrues në Shanghai, në Suzuka kishim Red Bull dhe Max Verstappen. Ndaj, do të duhet t’i shohim gjërat në një prizëm më të gjerë në të ardhmen”, deklaroi Andrea Stella.

Next Post

Tirana eliminon Partizanin

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.