Sunday, 17. May 2026
Sport

Zhegrova mungon edhe me Toulousen

GS 10/04/2025 1 Min. Lesezeit

Ylli i Kombëtares së Kosovës, Edon Zhegrova do ti mungoj Lillet edhe për ndeshjen e ardhshme në kampionat.

Sulmuesi i krahut nuk do të ftohet nga trajneri Bruno Genesio për duelin ndaj Toulouset që Lille e luan në udhëtim të shtunën.

Trajneri Genesio ka bërë të ditur se Zhegrova ende nuk është i gatshëm 100 për qind dhe për këtë arsye do të pauzojë edhe për këtë ndeshje.

Në fakt, trajneri i Lillet nuk e di se kur Zhegrova do të rikthehet në fushë këtë sezon duke pranuar se 26-vjeçari është lojtar shumë i rëndësishëm dhe po i mungon ekipit.

Zhegrova shkaku i lëndimit i ka munguar Lillet për më shumë se katër muaj, ndërsa këtë sezon ka shënuar 8 gola dhe ka bërë 2 asistime në 21 ndeshje.

 

Teilen: