• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, May 16, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Saka rrëfen “ëndrrën në sirtar”

10/04/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

I rikthyer në fushë pas një mungese 3-mujore, sulmuesi anglez Bukayo Saka po kthehet sërish protagonist tek Arsenal. Ai ndihmoi skuadrën në fitoren 3-0 ndaj Real Madrid në Champions League.

Ai foli për ëndrrën e tij në sirtar, që është fitimi i Topit të Artë. “Është një ëndërr, por e di gjithashtu që ajo është një ëndërr për shumë lojtarë”, u shpreh Saka.

“Unë jam duke punuar shumë për të bërë më të mirën time për ekipin tim dhe për ta bërë ëndrrën time realitet. Çdo çmim individual vjen pas punës së mirë në ekip”, deklaroi më tej Saka.

Më tej, sulmuesi anglez, shtoi: “Së pari, fokusi është gjithmonë fitorja këtu me fanellën e Arsena. Kjo vjen para çdo gjëje tjetër”.

Duke folur për ardhmen e tij, Saka shprehet se nuk nxitohet. “Unë nuk mendoj se dikush është në nxitim, as unë dhe as klubi. Më kanë mbetur edhe dy vjet nga kontrata ime, kështu që është shumë e qetë”, tha Saka.

“Të gjithë i dinë mendimet e mia dhe unë ju kam bërë të ditur të gjithëve se synoj të fitoj gjithçka këtu, kështu që nuk mendoj se ka ndonjë nxitim”, deklaroi Bukayo Saka.

Next Post

Igli Tare “luan” rolin e drejtorit sportiv të Milanit

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.