Bota e futbollit ka humbur sot një protagonist të rëndësishëm të saj në sferën e trajningut. Në moshën 82-vjeccare është ndarë nga jeta holandezi Leo Benhaker i cili për shumë vite është vlerësuar si një nga teknikët më të mirë në qarkullim.
Ish-trajneri i njohur ka bërë emër në drejtimin e skuadrave si Ajaks, Fejenord e Real Madrid, me të cilin ka fituar tre tituj kampion radhazi në fundin e viteve ’80. Por jo vetëm me klubet, Benhaker ishte një trajner që bëri histori edhe në drejtimin e përfaqësueseve.
Fillimisht me Holandën, të cilën e drejtoi në Botërorin 1990, ndërsa më pas drejtoi Trinidad Tobagon të cilën në mënyrë të pabesueshme e kualifikoi në Kupën e Botës në vitin 2006. Më pas, në vitin 2008, ai ia doli të kualifikonte edhe Poloninë në Europianin 2008.
PANORAMASPORT.AL