• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, May 9, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

“Lufta” e hapur, Mbape kërkon përjashtimin e PSG-së nga Liga e Kampioneve

11/04/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Në zemër të Parisit, në hotelin “Pullman”, shumë pranë Kullës Eiffel, përfaqësuesit ligjorë të Kilie Mbape, në prani të nënës së tij, Fajza Lamari, dhanë një konferencë shtypi, në të cilën i shpallën luftë të hapur Paris SG-së.

Screenshot 2025-04-11 101917

Sulmuesi i Realit të Madridit ka shpallur nisjen e masave për procedime civile, penale dhe të punës ndaj klubit të kryeqytetit francez, si dhe duke i kërkuar UEFA-s që të analizojë mosmarrëveshjen e ish-klubit. Dhe nëse nuk e bën këtë, t’i refuzojë PSG-së të drejtën për të luajtur në Champions League sezonin e ardhshëm. Delfin Verhajden, e shoqëruar nga tre ekspertë në të drejtën civile, të punës dhe penale, njoftoi se do të apelojë në të tre gjykatat për të kërkuar pagesën e 55 milionë eurove që nuk i janë paguar.

“Procesi filloi në shkurt 2024 dhe që atëherë, PSG nuk i ka përmbushur detyrimet kontraktuale”, tha ai. Në rastin e Kilie Mbape është e thjeshtë. Ai iu bashkua PSG-së në verën e 2017. Ai nënshkroi një kontratë, e cila u zgjat në pranverën e vitit 2022, për dy sezone me një opsion për një vit tjetër. Gjatë rrugës, pati shkëmbime, diskutime, presion… Në fund çfarë mungon? Fjalët e Verheyden ishin të forta, ndonjëherë të ashpra, dhe ai sulmoi Paris SG-në.

“Ata kanë të drejtat e tyre”, tha ai, duke deklaruar se një pagues duhet të respektojë plotësisht një kontratë sipas ligjit të punës dhe sportit. Ai kritikoi ashpër komisionet e ndryshme, të njëjtat që kishin vendosur më parë në favor të Mbapesë, si dhe konfirmoi se kapiteni i kombëtares franceze u takua me ministrin e Sporteve për të rishqyrtuar mosmarrëveshjen mes dy palëve.

Në dy ditët e fundit, Mbape ka vendosur të kalojë në kundërsulm total për të përshpejtuar zgjidhjen e mosmarrëveshjes me ish-klubin e tij. Më 9 prill, lojtari dhe nëna e tij depozituan një ankesë për “fyerje publike”. Po atë ditë, nënë e bir, shkuan në Gjykatën Gjyqësore të Parisit për të kërkuar vendosjen e një “embargoje parandaluese” prej 55 milionë eurosh në llogaritë e Paris SG-së.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Dukagjini – Ballkani dhe Feronikeli ‘74 – Ferizaj, ndeshjet e ditës në Superligë

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.