• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, May 9, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Projekti i radhës në infrastrukturë, FSHF investon në “Kompleksin Olimpik” në Durrës

11/04/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Federata e Futbollit vijon punën për përmirësimin e infrastrukturës sportive në të gjithë vendin, me fokus zhvillimin e futbollit të moshave dhe krijimin e kushteve sa më cilësore për të rinjtë.

Një tjetër investim është drejt përfundimit në qytetin e Durrësit, në kuadër të mbështetjes së Shoqatave Rajonale të Futbollit.

Ky projekt është realizuar me kërkesë të Shoqatës Rajonale të Futbollit Durrës dhe ka si objektiv krijimin e hapësirave cilësore për zhvillimin e aktiviteteve futbollistike të të rinjve.

Investimi konsiston në furnizimin dhe montimin e tapetit me bar artificial në një prej fushave të “Kompleksit Olimpik” në Durrës, një qendër që shërben për stërvitje dhe gara për futbollistët e moshave dhe klubet lokale.

Ky është një tjetër hap konkret i ndërmarrë nga FSHF në kuadër të strategjisë për zhvillimin e infrastrukturës futbollistike në nivel kombëtar, duke ndikuar drejtpërdrejt në përmirësimin e kushteve të punës dhe stërvitjes për futbollistët e së ardhmes.

Next Post

Barça e pandalshme, një spektakël botëror me treshen e sulmit

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.