• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, May 9, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

I ashpër me Onanën

11/04/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Andre Onana ka rënë përsëri pre e kritikave. Gabimi i tij në fund të ndeshjes kundër Lionit i kushtoi shumë Mançester Junajtedit. “Djajtë e kuq” ishin duke udhëhequr me shifrat 1-2 deri në sekondat e fundit të ndeshjes, kur Lioni shënoi si pasojë e gabimit të kryer nga portieri kamerunas.

Pol Skullsi është treguar i ashpër me Onanën pas përfundimit të ndeshjes. Legjenda e Mançester Junajtedit i është referuar gjithashtu edhe deklaratave të portierit përpara kësaj sfide.

Onana u shpreh se Junajtedi është superior në të gjitha aspektet në krahasim me Lionin. Por gabimi i tij nuk përputhet me deklaratën e dhënë.

“Me shumë mundësi, pasi mbaroi ndeshja ai do të kishte dëshiruar që ta kishte qepur gojën.

Nuk jam i sigurt se çfarë u përpoq të bënte. Është një gabim i tmerrshëm prej tij”, ka deklaruar ndër të tjera Pol Skullsi.

Next Post

Nga Tonali te Di Maria/ Paguanin me “Rolex”, 12 lojtarë nën hetim për skandalin e basteve në Itali

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.