Tuesday, 17. March 2026
Sport

Bashkimi mposht sërish Pejën 03, një fitore larg titullit

GS 11/04/2025 2 Min. Lesezeit

Basketbollistet e Bashkimit kanë bërë një hap tejet të madh drejt mbrojtjes së titullit të kampionit në Superligën e Kosovës.

Kampioni në fuqi, Bashkimi ka shënuar edhe fitoren e dytë në ndeshje ne dytë finale të play-offit ndaj Pejës 03.

Pas triumfit në fillim të kësaj jave në Prizren, Bashkimi të premten mbrëma fitoi në Pejë me shifrat 86:82.

Tani, Bashkimi po avancon 2:0 në këtë seri dhe i duhet vetëm edhe një fitore për ta fituar titullin e kampionit, sukses që e ka shijuar në dy sezonet e fundit.

Edhe ndeshja në Pejë ishte e fortë dhe tejet interesante, me të dyja skuadrat që u angazhuan maksimalisht për fitore por në fund Bashkimi triumfoi.

Brooque Williams me 26 pikë, 4 kërcime e 4 asistime udhëhoqi Bashkimin drejt fitores, ndërsa me lojë të mirë u veçuan edhe Arbnore Përquku e Brianna Byrd.

Përquku ndeshjen e mbylli me 18 pikë, 7 kërcime e 9 asistime kurse Byrd shtoi 25 pikë, 2 kërcime e 3 asistime.

Te Peja 03, u dalluan Toch Sarr, Calveion Landrum e Alexis Tolefree.

Sarr pati 16 pikë e 11 kërcime, Landrum shtoi 15 pikë, 9 kërcime e 8 asistime kurse Tolefree realizoi 24 pikë e 5 kërcime por që nuk mjaftuan për ta fituar përballjen.

Ndeshja e tretë, luhet të martën e ardhshme në palestrën “Sezai Surroi” në Prizren prej orës 19:00.

Teilen: