Sunday, 17. May 2026
Sport

Barcelona shkon në plus shtatë pikë ndaj Real Madridit

GS 12/04/2025 1 Min. Lesezeit

Barcelona fiton me vështirësi por rrit epërsinë e pikëve në shtatë në krye të tabelës, ndaj Real Madridit.

Barça e mposhti të shtunën mbrëma Leganesin në udhëtim me rezultatin, 1:0. 

Gjiganti katalunas fitoi fal autogolit të shënuar nga qendërmbrojtësi spanjoll, Jorge Saenz de Miera Colmeiro, në minutën e 48-të. 

Skuadra e drejtuar nga trajneri, Hansi Flick, të mërkurën e fitoi çerekfinalen e parë të Ligës së Kampionëve ndaj Borussia Dortmundit me rezultatin e thellë, 4:0. 

Ndeshja e kthimit mes këtyre dy skuadrave zhvillohet të martën e ardhshme. 

Barça edhe pas 31 ndeshjeve të zhvilluara e mban vendin e parë me 70 pikë.  Reali është i dyti me shtatë pikë më pak, por po ashtu me një ndeshje më pak të zhvilluar.

Leganesi renditet në pozitën e parafundit me 28 pikë. Po lufton për mbetje në ligë.

Teilen: