Sunday, 29. November 2026
Sport

Kosova me medalje argjendi në Lojërat Mesdhetare të Esports, nënkampione në CS2 mes 18 shteteve

GS 29/11/2026 2 Min. Lesezeit

Kombëtarja e Kosovës në esports është shpallur nënkampione në disiplinën Counter-Strike 2 (CS2) në Lojërat Mesdhetare të Esports, MEG26, duke fituar medaljen e argjendtë dhe duke u renditur e dyta mes 18 shteteve pjesëmarrëse.

Përfaqësuesja kosovare zhvilloi një rrugëtim të shkëlqyer, duke u përballur me disa prej kombëtareve më të mira të rajonit dhe të Mesdheut. Në fazën e grupeve, Kosova fitoi ndaj Shqipërisë, Tunizisë, Italisë dhe Portugalisë, duke siguruar kualifikimin në fazën eliminatore.

Në çerekfinale, kosovarët mundën Slloveninë me 2:0 në mapa, duke i fituar të dyja me rezultat identik 13:8. Në gjysmëfinale, ata kaluan Libanin po me 2:0, me rezultat 16:14 në mapën e parë dhe 13:6 në të dytën.

Në finale, Kosova u përball me Serbinë dhe pësoi humbje, duke e mbyllur garën në vendin e dytë.

Kombëtarja u përfaqësua nga Arbnor “Dementor” Pacolli, Atif “gejmzilla” Mustafa, Ensar “Caleyy” Ersuzi, Ammar “ammar” Grashtica dhe Qëndrim “v1w” Hajrizi.

Federata Esports Kosova i përgëzoi lojtarët për suksesin ndërkombëtar, duke vlerësuar përkushtimin dhe dinjitetin me të cilin përfaqësuan shtetin e Kosovës. Sipas federatës, ky rezultat dëshmon potencialin e esports-it në Kosovë dhe punën që po bëhet për zhvillimin e tij në arenën ndërkombëtare.

⚽
UEFA Nations LeagueRezultati i fundit · Ndeshja e radhës · Tabela
Duke ngarkuar rezultatet…
Teilen: