“Unë erdha në Madrid me idenë për të luajtur me Viniciusin dhe nuk mund ta imagjinoj Realin pa Vinin”, deklaroi Mbape në një intervistë të fundit.Por është një gjë të luash dhe tjetër gjë t’i bësh gjërat të funksionojnë. Askush nuk e vë në dyshim talentin që zotërojnë dy yjet e klubit të bardhë. Po flasim për dy nga futbollistët më të mirë në botë. Reali është me fat që i ka të dy në skuadrën e tij. Megjithatë, numrat e secilit ndryshojnë në varësi të faktit nëse ata ndajnë diçka mes tyre ose jo.
Pasi kanë marrë pjesë së bashku në 41 ndeshje në të gjitha garat, përshtypja e përgjithshme është se Mbape është më i vlefshëm kur nuk po ndan fushën me shokun e tij të skuadrës. Kush shënon më shumë, kush shfaqet më shumë, kush me pak fjalë luan më mirë. E vërteta është se të dy kontribuojnë më shumë duke luajtur veçmas, sesa kur përkojnë në fushë. Nëse të dy janë aty, ata nuk e trajtojnë shumë mirë shpërndarjen e detyrave sulmuese.
MBAPE MË MIRË PA VININ – Shifrat e francezit janë më të mira pa brazilianin në krah. Ai ndihet më i rëndësishëm. Edhe pse vetëkuptohet se nuk ka as ndonjë ndryshim të madh. Është e qartë se Mbape po merr një rol shumë më sulmues. Gjëja kryesore është se ai shënon më shpesh. Megjithatë, me Vinin në krah të tij ai ka shënuar 26 nga 41 golat e tij, që është një gol çdo ndeshje e gjysmë. Përveç golave, atij i duhet më pak kohë për të gjuajtur (një në 19 minuta krahasuar me një në çdo 20) dhe gjithashtu për të shënuar (një në 33 minuta krahasuar me një në 39 minuta). Nga ana e tij, Vini nuk e di se si është të shënosh pa Mbape në fushë: zero në katër ndeshje. Ka vetëm pak ndeshje, por duket se ai nuk po arrin të përfitojë nga mungesa e francezit për të tërhequr “karron”.
KËRKOHEN APO INJOROHEN? – Gjëja më e habitshme është se ata e kërkojnë njëritjetrin. Ata përpiqen të shoqërohen. Në La Liga, Vinicius është shoku i skuadrës që ka dhënë më shumë pasime kyçe (pasime që çojnë në gjuajtje) për Mbape, 15, dy më shumë se Bellingam dhe Rodrigo dhe tri më shumë se Valverde dhe Modriç. Në Ligën e Kampionëve, ka pasur shtatë pasime kyçe, e dyta më e mirë pas 10 të Rodrigos për francezin. Megjithatë kur vjen puna te efektiviteti ata janë larg. Vetëm një nga 22 pasimet e Vinicius në të dyja komleticionet ka rezultuar në një asist, ai kundër Leganes. Në total ai i ka dhënë tri asiste. Dy të tjerët ishin në finalen Interkontinentale kundër Paçukës dhe në finalen e Superkupës së Spanjës kundër Barcelonës. Kur rolet ndryshojnë, gjërat nuk ndryshojnë shumë. Mbape i ka dhënë Viniciusit dy asiste, të dyja në La Liga, të dyja në vende pothuajse identike. Nuk ka asnjë problem personal mes tyre. Por ndonjëherë nuk mjafton vetëm të shkosh mirë për t’i bërë gjërat të funksionojnë kur topi rrotullohet.
PANORAMASPORT.AL