Trent Alexander-Arnold do t’i bashkohet Real Madridit në verë si futbollistë i lirë, pasi kontrata me Lieverpullin i skadon. Por anglezi mund të shkoj në Madrid vet i dyti, pasi “Los Blankos” duan një tjetër futbollist nga Liverpulli.
Sipas të përditshmes spanjolle “Marca”, Real Madridi ka treguar interes për mesfushorin e Liverpullit, Aleksis Mek Allister.
Klubi spanjoll beson se cilësitë e 26-vjeçarit argjentinas përputhen mirë me skuadrën e tyre. Aktualisht ekipi madrilen po e vlerësojnn realizueshmërinë e një transferimi të mundshëm. Mek Allister ka shprehur më parë dëshirën që një ditë të luajë në La Liga.
Këtë sezon, ai ka luajtur në 44 ndeshje për Liverpullin në të gjitha garat, duke shënuar gjashtë gola dhe duke dhënë katër asistime. Kontrata e tij me “The Reds” është deri në verën e vitit 2028.