Ernest Muçi u dëmtua dje, ndërsa Beshiktash luajti përballë Beshakshehir. Lojtari i Kombëtares u detyrua të lërë fushën e lojës në minutën e 26-të, të ndeshjes së vlefshme për Superligën turke.
Klubi turk ka dhënë informacion më të hollësishëm për dëmtimin e Muçit. Sulmuesi shqiptar pati një rezonancë sot, ndërsa tashmë i fillon edhe periudha e rikuperimit.
“Gjakderdhje u konstatua në aduktorin e brendshëm të kofshës së djathtë të Ernest Muçit, i cili ndjeu dhimbje dhe nuk mundi të vazhdonte ndeshjen. Trajtimi i Muçit ka nisur nga ekipi ynë mjekësor”, shkruan Beshiktashi në deklaratën e dhënë.
Muçi konsiderohet titullar nga Solskjaer. Trajneri norvegjez është afruar në një periudhë të vështirë për klubin, që nuk është në pritshmëritë e tifozëve. Aktualisht rrezikojnë vendin e katërt në kampionat.
PANORAMASPORT.AL