Sunday, 17. May 2026
Sport

Mesfushori i Kosovës bën super asist në fitoren e Liberecit

GS 13/04/2025 1 Min. Lesezeit

Skuadra e Liberec ka shënuar fitore 0:2 ndaj Hradec Kralove në ndeshjen e vlefshme për javën e 29-të në Chance Liga të Çekisë.

Mesfushori i Kombëtares së Kosovës, Qendrim Zyba bëri një super asist.

Zyba asistoi te bashkëlojtari i tij, Letenay në minutën e fundit të ndeshjes.

Për lojtarin kosovar ky ishte asisti i tretë në kampionat këtë sezon. Ai poashtu ka bërë edhe tri gola.

Teilen: