Sunday, 17. May 2026
Sport

VIDEO/ Veprimi epik i portierit, i kthen shpinën Serxhio Ramosit në momentin e gjuajtjes së penalltisë

GS 13/04/2025 1 Min. Lesezeit

Një veprim epik i portierit të Tigresit, Nahuel Guzman, është duke bërë xhiron e rrjetit. Në duelin ndaj Monterreit, teksa Serxhio Ramos po përgatitej të ekzekutonte penalltinë, Guzman bëri një gjest tejet të pazakontë.  

Screenshot_15-7-780x439

Ai i ktheu shpinën legjendës spanjolle në përpjekje për ta shpërqëndruare atë, por më pas u rikthye në pozicionin e tij normal dhe spanjolli e konvertoi penalltinë në gol. 

Monterrei, skuadra ku po luan aktualisht Serxhio Ramos, u mposht me rezultat 2-1 në transfertë ndaj Tigresit. 

Vlen të theksohet fakti se Guzman, i cili është pjesë e Tigresit që nga viti 2014, ka gjashtë ndeshje me kombëtaren e Argjentinës gjatë periudhës 2014-2017, teksa ishte i ftuar edhe për Botërorin e vitit 2018. 

PANORAMASPORT.AL

Teilen: