• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, September 14, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Analiza/ Mision i trefishtë, ja pse Interi nuk trembet më

14/04/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Interi nuk dridhet, po ruan kompaktësinë dhe kthjelltësinë, vazhdon të grumbullojë pikë në kampionat dhe përgatitet të përballet me Bajernin e Mynihu me shpirtin e duhur.interFitorja 3- 1 ndaj Kaljarit hodhi poshtë dyshimet që mund të ishin shfaqur pas barazimit 2-2 në Parma dhe konfirmoi se kryesuesit e Serisë A nuk ka frikë nga angazhimi i trefishtë. Pas pushtimit të “Allianz Arena”, në fund të një ndeshjeje të vështirë dhe shumë të kushtueshme në aspektin energjik, në kampionat mbërriti një fitore e qartë, e cila i lejoi Lautaros me shokë të zgjasin përkohësisht epërsinë ndaj Napolit dhe të vazhdojnë të mbeten zotër të fatit të tyre.

KONITRBUTET – Gjëja që sigurisht po i jep më shumë kënaqësi Simone Inzagit dhe sidomos tifozerisë interiste është se, pikërisht në momentin më delikat të sezonit, një kontribut i madh po vjen nga të ashtuquajturat “rezerva”. Karlos Augusto, Fratesi, Bisek dhe sigurisht Arnautoviç, protagonist absolut i suksesit më të fundit në “San Siro”. Austriaku po tregohet të jetë një “hajmali” e vërtetë në këtë sprint final, pasi ka shënuar në tre herë nga katër ndeshjet e fundit në të cilat është aktivizuar (të gjitha ato që i ka nisur si titullar). Për momentin, është njeriu i kampionatit, ndërsa në Champions, “TuLa” (Turam-Lautaro) është e paprekshme, por mbase i vetmi i mbijetuar i “tripletës” së vitit 2010 e di që mund të jetë vendimtar edhe ndaj Bajernit.

DOGMA E INZAGIT – Pavarësisht performancës së Arnautoviç, duhet theksuar se rrotacionet nuk po e shtrembërojnë kurrë sistemin e lojës së Interi. Madje edhe nëse cilësia e individëve nuk mund të jetë e njëjtë për të gjithë anëtarët e organikës, skuadra gjithmonë jep përshtypjen se di në mënyrë perfekte se çfarë të bëjë në faza të ndryshme të lojës. Më 48 ndeshje sezonale në CV-i, është normale që të ketë një rënie në energji dhe është evidente siç u pa ndaj Kaljarit, por Interi duket i qartë në misionin e tij. Menaxhimi i forcave do të duhet të jetë dogma e Inzagit për pjesën e mbetur të sezonit. Tani për tani, trajneri ka sukses dhe, nëse vazhdon me këtë ritëm, asgjë nuk është e pamundur.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Gara treshe në La Liga, ja kalendari i rivalëve

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.