• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, June 8, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Hamilton: Nuk e kisha imagjinuar

15/04/2025
in Formula 1, Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Edhe pse dy pilotët e Ferrari u renditën në vendet 4-5 në garën e fundit zhvilluar në Bahrein, ky nuk ishte rezultati që te “kokëkuqja” shpresonin, si në këtë garë ashtu dhe në këtë fillim-sezon.

Ata sollën disa risi në Bahrein, përdorën një strategji ndryshe nga rivalët, por kjo nuk mjaftoi.

Piloti britanik Lewis Hamilton, 7 herë kampion bote në Formula 1, deklaroi: “Nuk e prisja që të shkonte aq keq ky start i sezonit. Nuk e mendoja se performanca ime do të ishte kështu dhe se aftësia ime për t’u përshtatur me këtë makinë do të ishte aq e keqe sa ishte në të vërtetë”.

“Unë nuk heq dorë, por duhet të përpiqemi t’i afrohemi edhe më shumë këtij potenciali që ka makina. Unë kam pilotuar në një stil të caktuar, në një mënyrë të caktuar dhe me të njëjtin ekip për një kohë të gjatë. Kam kaluar në një makinë të re që kërkon një stil të ndryshëm drejtimi dhe cilësime të ndryshme”, shtoi Hamilton.

“Kjo makinë kërkon një stil drejtimi shumë, shumë të ndryshëm, ndaj po përshtatem. Po vendos ngadalë disa gjëra në kokën time për të gjetur ekuilibrin e duhur. Por është gjithashtu e qartë se Charles fillon me një set-up dhe e mban atë praktikisht për të gjithë fundjavën, ndërsa unë jam shumë larg prej tij”, tha britaniku.

“Javën tjetër do të përpiqem të filloj nga një vend më i mirë dhe të mos ndryshoj shumë nga ajo bazë. Siç thashë, mendoj se kam mësuar se si dëshiron të drejtohet makina dhe shpresoj t’i zbatoj ato mësime fundjavën e ardhshme. Nëse mund të kualifikohem më mirë, mund të kem një rezultat shumë më të mirë“, tha Hamilton.

Next Post

Besëlidhja një fitore larg finaleve

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.