• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Tuesday, July 15, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Nga gara e asisteve tek objektivat, rrëfehet Pulisiç: Sezon i vështirë për të gjithë, por Milani synon ta mbyllë me trofe

15/04/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Së bashku me Leaon dhe Romelu Lukakun, Kristian Pulisiç më 9 gola dhe tetë asiste në kampionat është një nga tre lojtarët me të paktën shtatë gola dhe tetë asiste në këtë edicion të Serisë A.pulisicMund të kishin qenë më shumë nëse Tami Abraham nuk do të kishte ndikuar në trajektoren e goditjes së amerikanit në ndeshjen e fituar ndaj Udinezes. Pikërisht numri 11 kuqezi, ka dhënë një intervistë për bashkëkombësit e “CBS”.

Si është gjendja e ekipit pas suksesit triumfues ndaj Udinezes?

Për ne ishte e rëndësishme për ne që të hynim mirë në atë ndeshje. Mendoj se në Udine bëmë gjithçka shumë mirë. Të gjithë ishim të fokusuar, trajneri na kishte parë mirë gjatë javës dhe mendoj se dhamë përgjigje të mirë në fushë.

Jeni të kënaqur me skemën e re (3-4-3)?

Po, them se po. Jemi më kompakt, ka edhe një lojtar më shumë për të mbrojtur. Dhe pastaj përpara jemi më të lirë për të sulmuar. Shkoj mirë me Leaon, me Joviçin apo edhe me Abrahamin që hyri mirë. Mendoj se e kemi potencialin për të bërë më mirë.

Çfarë ndryshon për ju me këtë modul?

Disa nga lëvizjet që duhet t’i bëj duke qenë më i avancuar. Me këtë skemë kemi edhe më shumë mundësi për të krijuar rreziqe, siç u pa kundër Udinezes që rastet nuk na munguan. Trajneri gjeti këtë strategji të mirë në mbrojtje dhe gjithashtu në sulm, e për pasojë të gjithë në fushë u ndjemë të qetë.

Si përfundoi Milani në vendin e nëntë? Çfarë ka munguar?

Detajet. Ne treguam se kur kemi hyrë të fokusuar në të gjitha aspektet kemi bërë shumë mirë. Ka munduar vazhdimësie për faj tonat, por edhe merita të rivalëve që ndaj Milanit japin më të mirën. Është e vështirë të luash jashtë kundër këtyre skuadrave e në fund të sezonit këto gjëra bëjnë diferencën.

A ishte ajo ndaj Udinezes ndeshja më e mirë për Milanin me Konseisaon?

Po, pa dyshim. Fituam 4-0, nuk bëhej më mirë. Ndërkohë, po shohim një betejë të bukur asistimi mes jush dhe Leaos… Kemi një konkurrencë të mirë mes nesh të dyve (qesh). Kur luan si ndaj Udinezes, është fantastik. Si është Menja? Ka dalë nga spitali dhe gjëja më e rëndësishme është që Majk është mirë.

Sa i rëndësishëm është ai duel kthimi në Kupën e Italisë me Interin?

Le t’i marrim ndeshjet me radhë. Fillimisht duhet të luajmë kundër Atalantës e duhet të bëjmë mirë. Me Interin është e rëndësishme. Nëse i bëjmë gjërat mirë, mund të fitojmë.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

FIFA gjobit Shqipërinë

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.