Nëse në deklaratat e bëra menjëherë pas humbjes në Mynih ku Interi u akuzua nga bavarezët që festoi shumë për fitoren e parë të çerekfinales, këtë herë lojtarët e Bajernit të Mynihut janë më të normalizuar dhe tregojnë rrugën e mënyrën se si ekipi i tyre mund të shkojë në gjysmëfinale.“E di që në fund festuan sikur kaluan turin, por ka ende një ndeshje për t’u luajtur”, tha Herri Kejn.
Në të njëjtën linjë ishte dhe trajneri Vinsent Kompani.
“Pashë që Interi festoi shumë. Ishte vetëm pjesa e parë”, tha ai. Sigurisht që njëra anë e medaljes është për të mbajtur lart moralin e skuadrës, nisur nga fakti që goli i Interit erdhi në minutat finale. Nga ana tjetër, pas këtyre deklaratave fshihet zhgënjimi i një ndeshjeje që Bajerni ndoshta e kishte pritur më të lehtë se kaq.
MYLER- Nuk është se shpresat bavareze janë shuar për një përmbysje të madhe, por thjesht qasja është më ndryshe. Këtë herë nuk merren me zikaltrit, por me mënyrën se si duhet të qasen në këtë ndeshje në “San Siro”.
“Kualifikimi nuk është ëndërr. Unë kam një opinion shumë ndryshe nga ato që po lexoj dhe dëgjoj dhe që lidhet me ndeshjen e së mërkurës. Nuk na duhet një mrekulli për të kaluar. Të fitosh një ndeshje në transfertë me vetëm një gol diferencë nuk është diçka e pamundur dhe e jashtëzakonshme për një skuadër si Bajerni i Mynihut. Thjesht na duhet një ndeshje e mirë dhe të jemi të përqendruar në maksimum. Duhet të kujtojmë që fitorja minimale do të na çojë në shtesë. Kemi besim që mund t’ia dalim”, ka thënë legjenda bavareze.
KOMPANI– Edhe trajneri i Bajernit, Vinsent Kompani, ka besim që skuadra mund ta përmbysë këtë ndeshje. “Tifozët tanë kanë parë ndaj Interit dhe Dortmundit 50 goditje dhe shumë raste të ndryshme. Mundet që të shënojmë gol, sepse jemi të rrezikshëm në këtë aspekt dhe duhet që t’i shfrytëzojmë mundësitë”, ka thënë trajneri i Bajernit.
GENTJAN ALINANI-PANORAMASPORT.AL