• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Wednesday, October 8, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Dueli ndaj Bajernit, Interi përgatitet për penalltitë. Inzagi: E bëjmë gjithmonë, edhe me ata që nuk do e nisin titullarë

15/04/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Interi ka fituar 2-1 në transfertë ndaj Bajern Mynih ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampioneve. Por në nivele të tilla, gjithçka mund të ndodhë. Ndaj zikaltrit po përgatiten për çdo eventualitet të mundshëm, përfshirë edhe penalltitë.

INZAGI

Në konferencën e sotme për mediat, Inzagi u pyet nëse ekipi i tij i kishte praktikuar së fundmi dhe trajneri nuk ngurroi të pohonte, duke shpjeguar arsyen. “Gjithmonë, kur është një ndeshje me eliminim direkt. Dhe me 5 zëvendësimet që mund të kryhen, ka edhe më shumë kujdes në krahasim me ata që nisin ndeshjen nga minuta e parë”, shpjegoi Inzagi, duke bërë të qartë se në këto gjuajtje përfshihej e gjithë skuadra.

Trajneri ka qenë i kujdesshëm dhe ka bërë thirrje që skuadra të jetë e vëmendshme po ashtu. “Nuk duhet të mendojmë për rezultatin, por te paraqitja që kemi bërë. Nuk duhet të shohësh precedentët, të cilët në historinë e Interit me Bajernin në “San Siro” nuk kanë qenë gjithmonë pozitivë. Djemtë janë pozitivë, skuadra e di që luajmë kundër një kundërshtari të madh. E respektojmë, por me vëmendjen e duhur mund të bëjmë një ndeshje të madhe”, tha ndër të tjera Inzagi.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Southgejt i kthen shpinën futbollit

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.