Kilian Mbape ia ka hedhur paq pas ndërhyrjes horror në ndeshjen e fundjavës në kampionat ndaj Alavesh. Sulmuesi francez i Realit u ndëshkua me karton të kuq për faullin që kreu ndaj Blanko të ekipit kundërshtar, duke lënë skuadrën e tij me një lojtar më pak në fushë.
Një dënim për të cilin sot është shprehur Komisioni i Disiplinës në Spanjë, që ka vendosur të ndëshkojë Mbape me vetëm një ndeshje pezullim, duke mos e cilësuar një faull të rëndë antisportiv.
Që në protokollin e ndeshjes, gjyqtari kishte saktësuar që kishte qenë ndërhyrje për top, kësisoj Mbape nuk mund të ndëshkohej në teori me më shumë se 3 ndeshje. Komisioni Disiplinor ka vendosur për dënimin minimal, që do të thotë se Mbape do të humbasë vetëm sfidën ndaj Atletiko Bilbaos në kampionat.
Kësisoj, sulmuesi do të jetë rregullisht në ndeshjen që i interesonte të gjithëve, finalen e Kupës së Mbretit ndaj Barcelonës, duke mos humbur “El Clasico” që do të vendosë një trofe.
PANORAMASPORT.AL