Barcelona ka kaluar në gjysmëfinalet e Ligës së Kampioneve, por me shumë vuajtje, edhe pse kishte fituar 4-0 ndeshjen e parë të çerekfinaleve në shtëpi përballë Borusia Dortmund.
Në Gjermani, skuadra e Hansi Flik është dominuar plotësisht nga vendasit të cilët krijuan rast pas rasti e shpërdoruan shumë të tillë.
Girasi ishte protagonist absolut i vendasve duke shënuar tre herë në portën e Sheznit, ndërsa autogoli i Bensebainit ia bëri pak më të qetë pjesën e dytë katalanasve që dolën të mundur me shifrat 3-1 në një ndeshje që ngriti pikëpyetje shumë të madha mbi formën e tyre.
BORUSIA DORTMUND-BARCELONA 3-1
11′ (p), 49′, 76′ Girasi / 54′ (ag) Bensebaini
Goli i anuluar i Brandt (VIDEO)
Goli i tretë i Girasi (VIDEO)
Autogoli i Bensebaini (VIDEO)
Goli i dytë ii Girasi (VIDEO)
Pritje e dyfishtë e Shezni (VIDEO)
Goli i anuluar i Gros (VIDEO)
Goli i Girasi (VIDEO)
FORMACIONET ZYRTARE
Dortmund: Kobel; Sule, Anton, Bensebaini, Jan Kuoto, Gros, Nmecha, Svenson, Adejemi, Guirasi, Beier
Trajner: Niko Kovaç
Barcelona: Shezni; Zherard Martin, Kubarsi, Arauho, Kunde, Gavi, Fermin Lopez, De Jong, Rafinja, Levandovski, Jamal
Trajner: Hansi Flik
PANORAMASPORT.AL