Sunday, 17. May 2026
Sport

Tragjedi në futbollin shqiptar! 28-vjeçari pëson atak kardiak duke luajtur në SundayLeague dhe ndërron jetë

GS 16/04/2025 1 Min. Lesezeit

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në futbollin SundayLeague 9X9 të Shqipërisë, me një 28-vjeçar që është ndarë nga jeta pasi pësoi një kolaps në fushë.

Sfida mes FC Dajtit dhe FC Lumninesen është ndërprerë dhe braktisur pas ngjarjes së rëndë që ka ndodhur në pjesën e parë.

28-vjeçari, Bledi Hajdari pësoi një atak kardiak dhe më pas ndërroi jetë.

Kështu duke e shënuar ditën e sotme si një tjetër ditë tragjike në futbollin shqiptar.

Teilen: