Sunday, 17. May 2026
Sport

SOT, ORA 21:00/ Plotësohen gjysmëfinalet e Champions, Reali dhe Bajerni besojnë te përmbysja

GS 16/04/2025 1 Min. Lesezeit

Sot në orën 21:00 do të luhen dy ndeshjet e mbetura për çerekfinalet e Champions. Reali do të presë Arsenalin, ndërsa Interi përballet me Bajern Mynih në “San Siro”.

Screenshot 2025-04-16 084501

Madrilenët e kanë humbur 3 me 0 ndeshjen e parë në Angli. Në anën tjetër, Bajerni pësoi disfatë në shtëpi duke u mposhtur nga Interi me rezultatin 1-2.

Barcelona dhe PSG u kualifikuan dje për në gjysmëfinale. Katalanasit do të përballen në vazhdim me të kualifikuarin e Inter-Bajern, ndërsa PSG me fituesin e çiftit tjetër.

NDESHJES SOT

Ora 21:00

INTER – BAJERN MYNIH

REAL MADRID ARSENAL

PANORAMASPORT.AL

Teilen: