Për të kapërcyer deficitin 0-3 të akumuluar në Londër, Realit të Madridit do t’i duhen shumë gjëra. Por një nga më të rëndësishmet, nëse jo më e rëndësishmja, është që Kilië Mbape të jetë plotësisht i angazhuar në ndeshje dhe të bëjë diçka të ngjashme si në ndeshjen e disa javëve më parë kundër Mançester Sitit kur realizonte një trigolësh.
Kartoni i kuq i marrë në ndeshjen kundër Alavesh ka shqetësuar lojtarin sikurse dhe presidentin Perez e trajnerin Ançeloti. Për këtë arsye, sipas gazetës “Marca”, presidenti Florentino Pérez dhe trajneri Ançeloti kanë biseduar kokë më kokë me lojtarin dhe i kanë përcjellë atij besim dhe qetësi përpara ndeshjes së sotme kundër Arsenalit. Në Madrid presin shumë prej Mbapesë.
LIGA E KAMPIONEVE, “FIKSIM” – Përtej gjendjes së tij emocionale, e vërteta është se Mbape e di se është afër humbjes së një mundësie tjetër për të fituar Ligën e Kampionëve, të vetmin titull të madh – së bashku me Kampionatin Evropian – që nuk e ka në kabinetin e tij të trofeve.
Kjo është arsyeja se, pavarësisht se çfarë ndodh në fund të 90 apo 120 minutave, lojtari francez e di se duhet të japë gjithçka në fushë për të qëndruar në luftë për të arritur ëndrrën e tij për të fituar Champions-in me Madridin.
PANORAMASPORT.AL