Saturday, 16. May 2026
Sport

E TRISHTË/ Ishte shok skuadre me Florent Hasanin, ndërron jetë futbollisti pasi u hodh nga kati i 11-të. Misteri që rrethon vdekjen

GS 16/04/2025 1 Min. Lesezeit

Një lajm i trishtë ka tronditur sot botën e futbollit. Futbollisti Aron Boupendza ka ndërruar jetë, pasi është hedhur nga kati i 11-të i një pallati në Kinë.

Screenshot 2025-04-16 131801

28-vjeçari kishte luajtur në një skuadër me Florent Hasanin te Rapidi i Bukureshtit në fillimin e këtij sezoni. Pasi spikati me klubin rumun, ishte Zhejiang që i bleu kartonin në Kinë.

Sulmuesi që ishte po ashtu pjesë e Gabonit ka lënë disa hije në vdekjen e tij. Akoma nuk dihet nëse Boupendza ka rënë, është vrarë apo ka kryer vetëvrasje.

Boupendza kishte munguar në seancën e fundit stërvitore ndërkohë, pa paraqitur justifikim. Tashmë investigimi është hapur.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: