Sonte janë në program për t’u zhvilluar dy ndeshjet kthyese çerekfinale të Ligës së Kampionëve, ku katër skuadra kërkojnë dy vende në fazën gjysmëfinale.
Gjatë mbrëmjes së martë, Barcelona dhe Paris Saint-Germain konfirmuan vendin e tyre në gjysmëfinale, duke eliminuar Borussia Dortmundin, respektivisht Aston Villan.
Sot do të mësohen emrat e dy ekipeve tjera që do t’i bashkohen në gjysmëfinale, në dy ndeshje të zjarrta që pritet të zhvillohen nga ora 21:00.
Ndeshja e parë është ajo në mes të Real Madridit dhe Arsenalit në ‘Santiago Bernabeu, ku Los Blancos do të synojnë nga shkrijnë disavantazhin prej 3-0 nga ndeshja e parë.
Real Madridi ka bërë disa rikthime të mëdha në Ligën e Kampionëve në vitet e fundit, Por për ta kaluar çerekfinalen e këtij edicioni i duhet një mrekulli.
Në ndeshjen tjetër, Interi është nikoqir i Bayern Munichut në ‘Giuseppe Meazza’, me Nerazzurrët që do të synojnë ta ruajnë epërsinë prej 2-1 nga ndeshja e parë dhe të sigurojnë një vend në gjysmëfinale.
Skuadra e Bayernit akoma po përballet me lëndime, ku sonte për bavarezët do të mungojnë Musiala, Neuer, Upamecano dhe Davies.
Në anën tjetër, për skuadrën italiane pritet të mungoj Dumfries, Dimarco dhe Zielenski.