Misioni milanez i Bajernit të Mynihut është i vështirë, por jo i pamundur. Ky është mendimi i Maks Eberl, drejtori sportiv i skuadrës bavareze, i cili është besimplotë për kalimin e turit dhe për arritjen në gjysmëfinalet e Champions-it.
“Jemi të aftë për të fituar një ndeshje në transfertë. E kemi treguar edhe në të kaluarën, por edhe në këtë sezon. Do të shkojmë për të fituar. Kemi besim dhe duam që të avancojmë në këtë kompeticion. Skuadra është e përqendruar për këtë ndeshje shumë të rëndësishme.
Të gjithë e dinë që është e vështirë sepse kemi humbur të parën në shtëpi. Pavarësisht kësaj, skuadra është optimiste dhe shpresojmë që të fitojmë në transfertë. Nuk mendoj se na duhet një mrekulli që të rikuperojmë nëj gol.
Duhet thjesht karakter dhe skuadra jonë e ka. Nuk duhet që të jemi të bukur në lojë dhe për këtë arsye kemi mundësi. Sigurisht që edhe kualiteti sportiv luan një rol të rëndësishëm, sepse, në rast se arrin që të mbash më shumë topin nën presion, ke më shumë shanse për të shënuar dhe për të fituar”, ka thënë Eberl.
PANORAMASPORT.AL