“Shuplaka” londineze ishte tepër e fortë. Reali pësoi një disfatë të rëndë në çerekfinalen e parë të Ligës së Kampionëve, në fushën e Arsenalit, ndërsa pyetja që pas vërshëllimës së fundit ishte: A mund të ketë përmbysje?
Të gjithë në Madrid duan atë që në spanjisht e quajnë “remontada”, dhe nëse ka një ekip që ia del, ky është Reali. Si e pret kampionia e Europës duelin e kthimit që luhet sonte? Shqetësimet ekzistojnë, por diçka më pak se më parë.
Dani Sebajos kthehet nga dëmtimi, dhe Ferlan Mendi ndoshta ia del, ndonëse Karvahal e Militao mbeten të lënduar.
Çuameni e shleu pezullimin, por për shkak kartonësh mungon Kamavinga. Sidoqoftë, madrilenët do të kenë në fushë yjet e sulmit si Mbape e Vinisius, dhe gjithçka mund të ndodhë në “Bernabeu”.
E vërteta është se Reali nuk ka përmbysur kurrë një diferencë me 3 gola në Champions, apo një rezultat 0-3, ndonëse ia ka dalë në 14 nga 15 rastet e fundit kur ndeshja e kthimit ka qenë në shtëpi”.
“Shuplaka” londineze ishte tepër e fortë. Reali pësoi një disfatë të rëndë në çerekfinalen e parë të Ligës së Kampionëve, në fushën e Arsenalit, ndërsa pyetja që pas vërshëllimës së fundit ishte: A mund të ketë përmbysje?
Të gjithë në Madrid duan atë që në spanjisht e quajnë “remontada”, dhe nëse ka një ekip që ia del, ky është Reali.
Si e pret kampionia e Europës duelin e kthimit që luhet sonte? Shqetësimet ekzistojnë, por diçka më pak se më parë.