Luka Donçiq po shkëlqen me Los Angeles Lakers këtë sezon.
Ai ka krijuar një dyshe të frikshme me yllin e kësaj skuadre, Lebron James, të cilët po tentojnë të fitojnë titullin e NBA-së për herë të parë që nga 2020.
Slloveni, në një intervistë për ESPN ka folur për shkëmbimin kontravers të tij nga Dallas Mavericks, ku tregoi se kishte thyer telefonin e tij pas këtij vendimi.
“Po, e hodha. Ajo ende funksionon,” u përgjigj Donçiç me mendjemprehtësi, ndërsa i shfaqi iPhone-in e tij të dëmtuar Malika Andrews të ESPN.
“Unë isha në shtrat në fakt. Televizori im nuk po punonte, kështu që isha në iPad duke parë një film para se të flija,” tha Doncic për ESPN.
Gjëja e parë që thashë (pasi u publikua lajmi i shkëmbimit), ndoshta rreth tre herë, ishte, ‘A është 1 Prilli?’
U ndjeva i trishtuar. Isha në shok, si një shok i çmendur. Ndjeva sikur zemra ime ishte thyer,” shtoi Donçiq.
Lakers, do të nis fazën e play-offit ndaj skuadrës së Minnesota Timberwolves me ndeshjen e parë që zhvillohet në “Crypto.com Arena”.