Evertoni pret sot Manchester Cityn. Ndeshja do të nisë në orën 16:00 dhe vlen për javën e 33-të të Premier League.
Trajneri David Moyes e preferon si titullar Armando Brojën për të dytën ndeshje radhazi. Evertoni kërkon t’i prishë punë skuadrës së Guardiolës, që mbyll zonën Champions.
Skuadra e Brojës mund të thuhet se luan pa presion, pasi mban vendin e 13-të.