Bodo/Glimt është befasia e këtij sezoni në Ligën e Evropës.
Ata arritën të eliminojnë gjigantin italian Lazio, për t’u kualifikuar në gjysmëfinalen e kësaj gare ku do të përballet me Tottenhamin.
29-vjeçari ishte protagonist gjatë ndeshjes së kthimit në “Stadio Olimpico” me disa pritje vendimtare, që ndihmuan skuadrën e tij të qëndrojë në lojë dhe ta çojë sfidën në penallti, pavarësisht humbjes 3-1 pas 120 minutash.
Haikin më pas priti goditjen përfundimtare nga pika e bardhë të Valentin Castellanos, duke i siguruar Bodo/Glimt një vend në gjysmëfinale.
Mirëpo portieri i kësaj skuadre, Nikita Haikin ka bërë një postim provokues ndaj skuadrës së Lazios, ku në “Instagram” postoi fotot nga ndeshja si dhe një foto të tij ku shfaqet me fanellën e Romës.
Përndryshe Bodo/Glimt hyri në histori duke u bërë skuadra e parë norvegjeze që arrin gjysmëfinalen e ndonjë kompeticioni evropian.