Saturday, 16. May 2026
Sport

Goditje e rëndë për Barcelonën para finales me Realin dhe Interin, humbet lojtarin më të rëndësishëm në sulm

GS 19/04/2025 1 Min. Lesezeit

Robert Levandovski ka pësuar një dëmtim dhe kjo është tronditje e madhe për Barcelonën. Sulmuesi polak u detyrua të lërë fushën e lojës ndaj Selta Vigos ku po luanin për La Ligën.

levaaa

Në vazhdim do të kryhen testet mjekësore, ndërsa koha nuk premton. Në më pak se dy javë do të luhet finalja e Kupës së Mbretit ndaj Realit dhe më pas gjysmëfinalja e Champions me Interin.

Levandovski rrezikon të mungojë në të dyja ndeshjet. Ky është lajmi që trajneri Flik nuk do të dëshironte të dëgjonte.

Ndërkohë ndeshja me Selta Vigon u fitua 4-3. Një triumf që erdhi me përmbysje në frymën e fundit dhe mban Barçën në rrugën e duhur për titullin kampion.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: