Saturday, 16. May 2026
Sport

Trepça dominuese, e fiton duelin e parë ndaj Prishtinës në play-off

GS 19/04/2025 1 Min. Lesezeit

Trepça udhëheq 1:0 në serinë gjysmëfinale të Play-Offit, pas fitores ndaj rivales së vjetër Sigal Prishtinës me rezultat 80:65.

“Xehetarët” ishin dominues në këtë ndeshje fillim e mbarim, duke udhëhequr madje deri në plus 23 pikë gjatë pjesës së parë.

Epërsinë e pjesës së parë mitrovicasit e ruajtën deri në fund të duelit për ta fituar aktin e parë, në rrugën drejt finales.

Tekkele Cotton i Trepçës ishte më efektivi me 21 pikë e 6 asistime, i ndihmuar nga Drilon Hajrizi me 17 pikë e 4 kërcime dhe Michael Myres Jr. Poashtu me 17 pikë dhe 5 kërcime.

Donte Clark me 19 pikë dhe Jordan Davis me 15 pikë ishin më të dalluarit te Prishtina.

Ndeshja e dytë e kësaj serie gjysmëfinale, zhvillohet të martën në kryeqytet.

Teilen: