Të premten e kaluar, Milani u bë klubi i katërt, ndaj të cilit Udineze është përballur të paktën 100 herë në kampionat. Ndërkohë, një tjetër arritje ishte goli për ta bërë rezultatin 4-0. Kjo, sepse ai realizim e vendosi Tizhani Reijndersin në librat e historisë së Milanit.
Goli i mesfushorit në minutën e 81-të është në fakt i dhjeti për të në këtë edicion të Serisë A. Kështu, ai bëhet lojtari i dytë holandez i aftë për të arritur në kuotë dyshifrore golash me “Djallin”, në një turne të vetëm të kampionatit italian pas Marko van Bastenit.
Në fakt, ky i fundit ia doli ta bënte diçka të tillë për 5 sezone radhazi: Nga 1988-’89 në 1992-’93. Në veçanti, mes mesfushorëve në pesë turnetë më të mirë europianë që kanë shënuar të gjithë golat e tyre në aksion e sipër, vetëm Xhamal Musiala (12/12) ka më shumë se holandezi kuqezi këtë sezon (10/10, si Hamed Traore).
PANORAMASPORT.AL