Flamurtari në basketboll për femra i afrohet edhe më shumë titullit kampion për sezonin sportiv 2024-2025. Skuadra vlonajte fitoi 78-69 ndaj Tiranës të shtunën në “Asllan Rusi” dhe udhëheq 2-0 serinë e finaleve.
Një ndeshje që ishte fotokopje e asaj të disa ditëve më parë, me mikeshat nga Vlora që u shkëputën 24-15 që në periodën e parë dhe më pas administruan avantazhin deri në fund, duke e merituar fitoren dhe janë një fitore larg trofeut.
Përpjekjet e bardhebluve nuk munguan, por ato nuk ishin të mjaftueshme për të përmbysur dot shifrat. Qosja me 15 pikë ishte shënuesja më e mirë për Tiranën, por që s’mjaftoi për të fituar. Flamurtari ruajti gjatë gjithë kohës një avantazh prej 10 pikësh.
Në kahun tjetër, të gjitha titullaret e Flamurtarit realizuan mbi 10 pikë, ku shënuesja më e mirë ishte Thomas me 19 pikë, mbështetur edhe nga Ramos me 16 pikë. Ndeshja e tretë finale play off do të luhet në Vlorë.
Finale-Femra
Nd.1, Flamurtari – Tirana, 68-53
Sot, Tirana – Flamurtari, 69-78 (0-2)
23/4, Flamurtari – Tirana, 18:00