Saturday, 16. May 2026
Sport

VIDEO/ I gjithë stadiumi në këmbë për Uzunin, sulmuesi i Kombëtares flirton me supergolin

GS 20/04/2025 1 Min. Lesezeit

Austin fitoi 1 me 0 përballë Los Angeles Galaksi. Ndeshja e vlefshme për MLS u vendos nga një gol i pjesës së dytë.

Screenshot 2025-04-20 084749

Myrto Uzuni e luajti këtë ndeshje të plotë tek Austin. Sulmuesi i Kombëtares flirtoi edhe me një supergol.

Ishte fillimi i ndeshjes, pikërisht minuta e shtatë, kur Uzuni provoi me roveshatë. Topi përfundoi mbi traun e portës kundërshtare.

Veprimi akrobatik i Uzunit bëri që të gjithë të çohen në këmbë. Më pas edhe duartrokitjet ishin legjitime.

Roveshata e Uzunit: (VIDEO)

PANORAMASPORT.AL

Teilen: