E ardhmja e Ançelotit do të jetë larg Realit, pas katër vitesh të kaluara në Madrid. Jo pas përfundimit të sezonit, por lëvizja në pankinë mund të ndodhë edhe që sot.
“Relevo” raporton se klubi i Realit nuk përjashton mundësinë që Ançeloti të shkarkohet sot, nëse humbet pikë ndaj Atletik Bilbaos. Madrilenët janë 7 pikë larg Barçës dhe mungesa e fitores do të ishte vrastare.
Reali e pret Atletik Bilbaon në orën 21:00. Pas eliminimit nga Champions, kampionati dhe Kupa e Mbretit janë opsionet për të “shëruar” tifozët.
PANORAMASPORT.AL