Ish-drejtori i Juventusit, Luçiano Moxhi ka folur për Kopmeiners e Niko Gonzalez, duke komentuar edhe gjendjen e “Zonjës” pas ardhjes së Tudorit. Sipas tij, Juvja tani është më agresive.“Besoj se Gonzalez dhe Kopmeiners mund të japin shumë më tepër sesa kanë dhënë deri më tani. Duhet të shohim se si do t’i menaxhojë Tudori, i cili pa dyshim e ka nisur mirë. Kroati po vendos lojtarët në pozicionet e tyre natyrale, duke rikthyer normalitetin dhe duke garantuar një qasje më agresive ndaj ndeshjeve, ndryshe nga sa ndodhte më parë. Të jemi të qartë, kjo nuk është një skuadër që mund të bëjë lojë të madhe, sepse ende mungon cilësia në mesfushë”, tha Luçiano Moxhi.
PANORAMASPORT.AL