Saturday, 16. May 2026
Sport

Po planifikon një ndeshje lamtumire në “Bombonera”, ish-sulmuesi i Juventusit: Dua 4 lojtarë bardhezinj

GS 20/04/2025 1 Min. Lesezeit

Ish-sulmuesi i Juventusit, Karlos Tevez, është duke planifikuar një ndeshje lamtumire në “Bombonera”.tevezGjatë një interviste në platformën streaming “Olga”, sulmuesi ka zbuluar disa nga emrat e mëdhenj që do të donte pranë vetes për këtë moment të veçantë në karrierë, një përzierje emocionesh dhe respekti për ata që i kanë qëndruar afër në rrugëtimin e tij futbollistik.

“Kë do të mund të ftoja? Pa dyshim Runin dhe Van Der Sarin. Nga ana tjetër, natyrisht Xhixhi Bufon, Xhorxho Kielinin dhe Leonardo Bonuçin, dy nga mbrojtësit më emblemë të Juventusit në dekadën e fundit”. Gjithashtu Tevez kërkon edhe Evranë për ditën e tij në lamtumirën e futbollit.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: