Saturday, 16. May 2026
Sport

GS 20/04/2025 1 Min. Lesezeit

Zbulohet përforcimi i parë i Ancelottit te Milani.

Pas eliminimit të Real Madridit nga Arsenali në Champions League, shumë media spanjolle janë të bindura se epoka e Carlo Ancelottit në “Bernabeu” ka marrë fund.

Rikthimi i tij në Serie A mund të jetë më shumë se një hipotezë. Dy klubet që shihen si destinacionet e mundshme? Roma dhe Milani, dy skuadra ku Ancelotti ka të kaluar të madhe.

Ancelotti preferon më tepër rikthimin te Milani, ndërsa Calciomercato, ka zbuluar madje edhe përforcimin e parë në merkato.

Sipas Calciomercato, përforcimi i parë i Ancelottit te Milani do të jetë sulmuesi turk, Arda Guler.

Ancelotti nuk e ka aktivizuar shumë turkun te Reali për shkak të konkurencës, por e dëshiron 20-vjeçarin te Milani.

Teilen: